Tifozët e Realit thumbojnë Barçën me koreografinë në Santiago Bernabeu

E publikuar: 27/02/2019 22:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ndeshja e dytë mes Real Madridit dhe Barcelonës e vlefshme për gjysmëfinalen e Kupës së Mbretit zhvillohet në Santiago Bernabeu.

Pasi ndeshja e parë kishte përfunduar 1-1 dhe rezultati i kësaj ndeshje është vendimtar, tifozët e Los Blancos kishin përgatitur një koreografi të bukur për të motivuar lojtarët e tyre.

Por, kjo koreografi ishte thumbim edhe për Barçën, të cilët po kalojnë në një formë mjaft të mirë.

Tifozët e Real Madridit në minutat e parë të ndeshjes (Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

Koreografia ishte e bazuar në lojën kompjuterike “Pac-man”, në atë tregoheshin skuadrat që Reali i ka mposhtur për të ardhur deri në gjysmëfinale dhe e radhës ishte Barcelona.

Ndërsa në krye të saj ishte e shkruar: “Të fitojmë” dhe pastaj triumfi në finale në qytetin e Sevillas, më saktë në stadiumin Benito Villamaren.

Fituesi i kësaj ndeshje do të luajë me atë të Real Betis-Valencia.

Barcelona është klubi me më së shumti trofe në këtë garë, plotë 30, ndjekur nga Athletic Bilbao (23), Real Madridi (19) dhe Atletico (10). /Telegrafi/

Pac-Mani Real Madrid tashmë i ka ngrënë Gironan, Leganes dhe Melillan, tani e ka radhën Barcelona