Tifozët e Barcelonës e ofenduan, Morata iu drejtohet me gjest të pahijshëm (Foto/Video)

E publikuar: 15/03/2018 15:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Barcelona  ka arritur të shënojë fitore me rezultat 3-0 ndaj Chelseat duke kaluar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Por tifozët e Barcelonës kah fundi i ndeshjes iu vërsulën Alvaro Moratas, duke e ofenduar disa herë.

Ata e quanin: “Madrilen bir k*rve”.

Ishte edhe një tjetër mbrëmje frustuese për ish-sulmuesin e Real Madridit, pasi ai përsëri në stol nga Antonio Conte dhe u fut vetëm në 30 minutat e fundit të ndeshje.

Tifozët e Barcelonës e ofenduan disa herë, ndërsa edhe ai ua ktheu duke i prekur me dorë organet gjenitale.

Kamerat e kanë zënë këtë gjest ku ai i kapte organet e tij gjenitale ndërsa mund të dënohet për këtë.

Morata ka luajtur te Real Madridi disa sezone, ku ka fituar gjithçka. /Telegrafi/