Tifozët e Atleticos i fishkëllejnë gjatë gjithë ndeshjes, Ronaldo i ngacmon duke i treguar se sa Liga të Kampionëve i ka të fituara

E publikuar: 20/02/2019 22:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pjesa e parë mes Atletico Madridit dhe Juventusit në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve përfundoi me rezultat 0-0.

Përveç rasteve nga të dy skuadrave, ajo për të cilët të gjithë tashmë po flasin është gjesti i Cristiano Ronaldos drejt tifozëve vendas.

CR7 në momentet e fundit të pjesës së parë iu tregoi atyre sa Liga të Kampionëve ka fituar gjatë karrierës duke ngritur lartë dorën, ku pesë gishtërinjtë tregojnë numrin e titujve.

Kjo erdhi nga portugezi si përgjigjeje për fishkëllimat e shumta nga tifozët e Atleticos nga fillimi i ndeshjes.

Ronaldo katër nga titujt e LK-së i ka fituar sa ishte pjesë e Real Madridit, ndërsa një me Manchester Unitedit.

Dy nga kupat e kësaj gare i ka fituar ndaj Atleticos, fillimisht në sezonin 2013/14 e pastaj 2015/16.

Këtë sezon në Ligën e Kampionëve ylli i Juventusit ka shënuar vetëm një gol dhe ka arritur të dhurojë dy asistime. /Telegrafi/