Tianducheng, qyteti kinez që imiton me përsosmëri Parisin (Foto)

E publikuar: 22/04/2018 14:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Është një qytet në Kinë, i cili i ngjan Parisit, por jo në kuptimin që të sjell ndër mend atmosferën.

I ndërtuar në vitin 2007 nga shoqëria e patundshmërive Zhejiang Guangsha, Tianducheng ndodhet në periferi të qytetit Hangzhou dhe është identik me Parisin. Ka Kullën Eiffel, pallatet në stilin borgjez, shatërvanët e Jardin Du Luxembourg, shkruan Telegrafi.

Megjithatë nuk mund të thuhet se ky projekt ia ka dalë mbanë që në fillim. I menduar si një fshat luksoz, i destinuar për familjet kineze më të pasura dhe të etura për të jetuar atmosferën parisiane, për vite mbeti një lloj vendi fantazmë.

Shumë gjëra kanë ndryshuar vetëm pas vitit 2017 e deri më sot, qyteti ka nisur të popullohet dhe po e humbet atmosferën e zymtë që pati për një kohë të gjatë.

Urban Chinese Skylines

Edhe pse sigurisht nuk është hera e parë kur një qytet evropian kopjohet, këtu kinezët kanë krijuar gjëra të mrekullueshme.

Window of the World në Shenzen ka një numër të madh monumentesh të famshme si për shembull Kullën Eiffel, Harkun e Triumfit, Katedralen e Notre Dame, shatërvanët e Jardin Du Luxembourg në Paris; një lagje që kopjon Londrën; Colosseum, Bazilikën e Shën Pjetrit, Shatërvanin e Trevit në Romë, Piazza San Marco në Venecia, një riprodhim të fshatit idilik austriak Hallstatt; Akropolin në Athinë; Pallatin e Dimrit në Shën Petërburg, etj.

Në Tianducheng, pallatet në ngjyrë kremi u ngjajnë atyre parisine; po ashtu është një kopsht i vogël që të sjell ndër mend Versajën; statuja që të kujtojnë ato të Luvrit.

Dhe natyrisht mjaft kthina romantike që çiftet kineze i zgjedhin për të bërë foto në ditën e dytë më të rëndësishme.

Nëse nuk mund të shkosh në Evropë, atëherë ajo vjen tek ti. Dhe pak rëndësi ka nëse bëhet fjalë vetëm për një iluzion – Tianducheng është një ëndërr e bërë realitet. /Telegrafi/