Do t’i respektojmë veterantët tanë të luftës sonë, me traditën amerikane të respektit! (Video)

E publikuar: 29/05/2017 20:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Bashkë me kryetarin dhe bashkëluftëtarin Kadri Veseli, takuam sot, në Prishtinë, kolegët tanë më të çmuar, veteranët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Me këta njerëz kishim kaluar momentet tona më të rënda, por edhe më krenare në jetën tonë, kohën dhe vitet në shërbim të lirisë dhe vendit tonë.

U zotuam njëjtë, si dikur, se kurdo që e lypë nevoja, gjithmonë do të jemi në shërbim të ardheut.
Kjo kategori e shoqërisë sonë meriton respekt dhe tretman më fisnik nga shteti ynë. Këtë do ta bëjmë.

Veteranët, invalidët e luftës dhe familjet e dëshmorëve, do t’i trajtojmë dhe do të kujdesemi për ta, ashtu siç kujdesen për veteranët e tyre shoqëritë më të qytetëruara të botës.


Do t’i respektojmë veterantët tanë të luftës sonë, me traditën amerikane të respektit. Ata e kryen me nder shërbimin dhe obligimin ndaj vendit, lirisë dhe shtetit. Shteti duhet dhe do t’i kryejë obligimet ndaj tyre. Ishte nder të jesh pjesë e projektit më të madh të shqiptarëve në shekullin e kaluar – UÇK-së.
#KohapërFillimineRi
RH