Thuajini ‘mirupafshim’ pagjumësisë me këtë metodë

E publikuar: 09/02/2016 14:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Dr. Andrew Weil, një ekspert amerikan i gjumit ka zbuluar një teknikë për t’i ndihmuar njerëzit të flenë brenda 60 sekondave.

Teknika duhet të praktikohet dy herë në ditë për 60 ditë rresht, por nuk kërkon pajisje shtesë dhe mund të bëhet kudo që ndodheni.

Sipas dr.Weil sa më shpesh ta përsërisni aq më të relaksuar do të ndiheni.

Për më tepër, ajo eliminon inatin dhe nervozizmin.

Për ta mësuar si bëhet ndiqni këta hapa të thjeshtë:

Fillimisht nxirrni frymën nëpërmjet gojës në mënyrë të thellë dhe pasi të keni numëruar 4 herë merrni sërish frymë, por nëpërmjet hundës.

Pasi të keni numëruar 10 herë nxirreni komplet frymën nëpërmjet gojës, sërish.

Ky është cikli i parë. Merrni frymë sërish dhe përsëritni dhe 4 cikle të tjera.

Tani do flini gjumë brenda 60 sekondave.