Thuajini ‘lamtumirë’ pagjumësisë me këtë metodë

E publikuar: 25/02/2016 09:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Keni probleme me gjumin? Ja si të flini gjumë brenda 60 sekondave. Një shkencëtar nga Universiteti i Harvardit, Dr. Andrew Weil, ka zbuluar një teknikë të frymëmarrjes, e cila i ndihmon njerëzit të flenë brenda 60 sekondave.

“Frymëmarrja e thellë ndikon psikologjinë dhe procesin e të menduarit, duke përfshirë këtu edhe gjendjen emocionale. Duke e fokusuar vëmendjen tek frymëmarrja dhe pa bërë asgjë tjetër, ju filloni të relaksoheni,” shkroi doktori në uebsajtin e tij.

Ky truk është quajtur “teknika e frymëmarrjes 4­7­8” dhe ja si funksionon: Nxirrni frymën thellë nëpërmjet gojës. Mbyllni gojën dhe filloni të merrni frymë nëpërmjet hundës duke numëruar deri në 4.

Mbajeni frymën duke numëruar deri në 7. Më pas, nxirreni frymën zëshëm përmes gojës për tetë sekonda në një frymënxjerrje të vetme. Tani sërish merrni frymë dhe përsëriteni këtë teknikë tri herë për katër frymëmarrje­-frymënxjerrje.