Thorgan Hazard: Reali duhet të rindërtohet, Eden nuk do të bëjë lëvizjen e gabuar

E publikuar: 06/11/2018 13:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Eden Hazard tash e shumë kohë ka qenë i lidhur me një kalim te Real Madridi, por vëllai i tij, Thorgan Hazard, nuk është i bindur se kjo është koha e duhur që Eden t’i bashkohet Los Blancos.

Ylli i Borussia Monchengladbach thotë se vëllai i tij është i lumtur te skuadra angleze dhe se Blutë janë të kënaqur nga ai gjithashtu.

“Eden mori vendimin e duhur që qëndroi”, ka thënë Thorgan për gazetën belge, HLN.

Thorgan Hazard gjatë një dueli me mbrojtësin e Anglisë, Arnolld (Foto: Getty Images)

“Chelsea nuk planifikonte ta shiste në verën e fundit, ai ka pasur një fillim të mirë në këtë sezon me Maurizio Sarrin”.

“Real Madrid është duke kaluar në një moment të vështirë, ata kanë shkarkuar trajnerin, kanë larguar lojtarët kryesorë dhe tani duhet të rindërtojnë skuadrën”.

“Eden nuk do ta bëjë lëvizjen e gabuar. Ai do të pres deri në fund të sezonit për të shikuar se çfarë do të ndodhë. Por, e di që aktualisht ai nuk po mendon për një kalim të mundshëm”.

“Ai po jep maksimumin te Chelsea dhe nuk dëshiron ndonjë përballje me klubin. Nëse dëshiron të largohet ndonjë ditë, atëherë do ta bëjë në mënyrën e duhur, pa ndonjë problem me klubin”, ka shtuar Thorgan. /Telegrafi/