Thorgan Hazard e pranon se vëllai është më i mirë: E vështirë të luaj në një klub me të

E publikuar: 27/10/2018 13:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Thorgan Hazard është duke shkëlqyer në kampionatin gjerman me skuadrën Borussia Moenchegladbach.

Vëllai i vogël i Eden Hazardit, ka shënuar tetë gola dhe ka bërë gashtë asistime në 10 ndeshje të luajtura.

Kjo ka bërë që vlera e tij të rritet ndjeshëm dhe të kërkohet nga disa skuadra angleze.

Everton, Leicester City, Tottenham Hotspur janë ekipet e interesuara, por së fundmi në garë është futur edhe Chelsea.

Në fakt Thorgan ka qenë pjesë e Chelseat nga viti 2012 deri më 2015 por shumicën e kohë ka qenë i huazuar tek Zulte Waregem dhe Gladbach.

Eden dhe Thorgan Hazard . (Photo by Dean Mouhtaropoulos/Getty Images)

25-vjeçari ka thënë se do të jetë shumë e vështirë të luante me një klub me vëllanë e tij më të madh Eden.

“Sinqerisht do të ishte shumë e vështirë të luanim me një klub, pasi luajmë edhe në të njëjtën pozitë”.

“Eden është më i mirë se unë dhe mësoj shumë nga ai. Dua të përmirësohem edhe më shumë”, tha Thorgan.

Sipas sulmuesi belg, vëllai i tij Eden është njëri nga më të mirët në botë.

“Eden padyshim që është njëri nga lojtarët më të mirë në botë”, tha Thorgan Hazard.

Reprezentuesi belg ka kontratë me Borussia Moenchegladbachun deri në qershor të vitit 2020, ndërsa vlerësohet rreth 50 milionë euro. /Telegrafi/