Veprimtar i LDK-së, Teutë: ”Vota juaj për kryeministër Ramushin, shpëton LDK-në dhe Kosovën”

E publikuar: 27/07/2017 00:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nga Shefqet Dibrani
St. Gallen, 26.07.2017

Teutë I. Rugova, unë që po të shkruaj, jam emër publik që sigurisht më njeh, por nuk besoj se e din se bash unë kam qenë i vetmi që me shkrimet e mia e kam mbrojtur Kryetarin e Kosovës dr. Ibrahim Rugova në ditë më të zeza të tij dhe të Kosovës. Atëherë kur soldateska serbe bënte kërdi mbi Kosovën, atëherë kur babai yt dr. Ibrahim Rugova, qe marrë peng në Beograd.

Kjo ideologji edhe atëherë sikurse edhe tashti më kanë kritikuar shumë dhe më kanë qortuar pse mbroja Kryetarin e Kosovës?! Kërcënimi me përjashtim është pjesë e kësaj ideologjisë, pjesë e kërcënimit edhe kundër teje. Komunistët kur tërbohen, thërrasin mbledhje urgjente, dhe mbajnë Plenume të Partisë, për të ndëshkuar ty dhe ata që duan ta shpëtojnë LDK-në dhe Kosovën.

Nëse Kosova ka pas një burrështetas të denjë, Ti në aspektin gjenetik je gjaku i tij, prandaj shpëtoje LDK-në, sikurse Babai Yt që shpëtoi Kosovën. Ti i ke të gjithë mundësit morale dhe humane. Ti e din se babai yt dr. Ibrahim Rugova e pat krejt Serbinë kundër, por ai e fitoi betejën, sigurisht do të fitosh edhe ti prandaj mos u tërhiq se vetëm guximi dhe vendosmëria të shpien tek suksesi! E këtë guxim, këtë vendosmëri, Teutë e ke në aspektin gjenetik trashëgim nga Ibrahim Rugovës.

Teutë I. Rugova, vota juaj për Ramushin Kryeministër, është votë për ta shpëtuar LDK-në dhe Kosovën. Nëse do të shkatërrohet Kosova, vetëm për shkak të votës suaj, atëherë ma mirë le të shkatërrohet me Kazmën e PAN-it, por jo kurrë me Kazmën e LDK-së?! Të Partisë që e themeloi dhe e udhëhoqi babi Yt dr. Ibrahim Rugova.

Teutë, ngrite zërin lart dhe distancohu nga veprimet antidemokratike të Isa Mustafës dhe klanit të tij. As mos pritë përkrahjen e heshtakëve se ata nuk kanë guxim për të mbrojtur. Nëse dëshiron me shpëtuar LDK-në, ti duhet me marrë hapa komkret sepse fjala jote ka peshë dhe ndikim. LDK-ja ka rënë në këtë derexhe jo për fajin tuaj, por strukturat dhe ideologjia e nëntokës do të qëllon jo vetëm ty, por doktrinën dhe filozofinë e dr. Ibrahim Rugovës sigurisht kanë me e shkatërruar!
Teutë I. Rugova, ty Zoti të ka bekuar me guximin e babait tuaj, nderoje dhe respektoje atë. Le ta kupton Kosova se ti je bija e Tij! Vepro Teutë, sepse respekti më i madh qe mundesh t’ia bëshë Ibrahim Rugovës, është shpëtimi i LDK-së me një JO të madhe tendencave ideologjike të Isa Mustafës dhe klanit të tij.

Teutë I. Rugova, merre guximin dhe publikisht kërko përgjegjësi për humbjet e zgjedhjeve të 11 qershorit 2017, dhe pa hezitim kërko edhe largimin e Isa Mustafës, i cili do të shkatërron ty dhe familjen tënde, sepse ndryshe nuk po mundet ta shkatërrojë LDK-në.

Zoti të bekoftë Teutë I. Rugova!
Me respekt!

Shefqet Dibrani – shkrimtar dhe veprimtar i LDK-së që nga themelimi!