Thirrje për ta ndaluar kamionin e “Coca-Cola”-s që të vizitoj një qytet në Britani të Madhe gjatë Krishtlindjeve (Foto/Video)

E publikuar: 30/10/2017 18:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një qytet në Britani të Madhe mund të humbasë vizitën vjetore të kamionit popullor të Coca-Cola këtë Krishtlindje pas thirrjeve për ndalimin e saj.

Siç shkruajnë mediat britanike, përcjell Telegrafi, ka qenë Partia Liberal Demokratike e Liverpulit ajo që ka thënë se tradita popullore festive nuk duhet të ndodhë në këtë dhjetor, sepse qyteti “është në krizë të një epidemie të trashjes”.

Për secilën prej pesë viteve të fundit, kamioni i ndriçuar i rëndë, i mbushur me logon e kuqe dhe të bardhë të pijeve të njohura, ka tërhequr mijëra njerëz në qendër të qytetit.

Por është një traditë që Kreu i Liberalëve demokratë, Cram Richard Kemp dhe kolegët e tij të partisë besojnë se duhet të ndalet këtë vit.

Në letrën e tij drejtuar bosëve të Liverpulit, ai thotë: “Unë besoj se vizita e Coca Cola nuk duhet të ndodhë”.

“Ju vetëm duhet të shikoni rreth jush për të parë se Liverpool është në krizë të një epidemie të trashjes – 30% e 11 vjeçarëve”.

Duke përshkruar vizitën e kamionit si një “ngjarje cinike”, ai shtoi: “Nuk është projektuar për të mirëpritur Krishtlindjet por për të rritur konsumin e një produkti që është jashtëzakonisht jo i shëndetshëm”.

Ai shtoi: “10% e të gjitha shtretërve të spitaleve janë të zënë nga njerëz me diabet të tipit II. Të gjitha këto janë të shmangshme në qoftë se njerëzit do të hanë dhe pinë si duhet dhe do të kenë stërvitje të mjaftueshme”. /Telegrafi/