Thirrje për serbët t’i bojkotojnë zgjedhjet në Kosovë

E publikuar: 02/09/2019 14:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Serbët kanë marrë një thirrje për bojkotimin e zgjedhjeve në Kosovë.

Lëvizja popullore e serbëve të Kosovës „Otadžbina“ (Atdheu) u ka bërë thirrje serbëve nga Kosova të bojkotojnë zgjedhjet e 6 tetorit në Kosovë.

Në një njoftim të tyre, ata thonë se zgjedhjet e ardhshme në Kosovë “janë në kundërshtim me Kushtetutën e Serbisë”, raportojnë mediat serbe, transmeton lajmi.net.

“Nëse udhëheqësia jonë shkel Kushtetutën e Serbisë, obligim i yni është ta mbrojmë”, thonë ata. Lëvizja po ashtu ka paralajmëruar se do t’i bojkotojë “zgjedhjet e rreme” në fillim të vitit 2020 në Serbi.

“Ne nuk dëshirojmë të jemi pjesëmarrës dhe e kemi njoftuar presidentin Vuçiq se vendimet të cilat i merr pas zgjedhjeve ku nuk merr pjesë opozita, nuk do t’i njohim”, shtuan ata.