Thirrje për pjesëmarrje në konkursin për Ҫmimin e BE-së për gazetarinë hulumtuese

E publikuar: 30/03/2015 15:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës, si anëtar i partneritetit rajonal të orgaznizatave të shoqërisë civile i cili menaxhon Ҫmimin e BE-së për gazetarinë hulumtuese shpall konkurs për

çmimet për:

– Storiet hulumtuese të botuara në periudhën 1 janar – 31 dhjetor 2014, të cilat raportojnë për çështje sociale në lidhje me keqpërdorimin e pushtetit dhe të të drejtave themelore, korrupsionin dhe krimin e organizuar në Kosovë, të cilat nuk do të ishin bërë të ditura për publikun në ndonjë mënyrë tjetër.

Për çmimin e BE-së mund të nominohen storiet të botuara apo transmetuara në çdo lloj të medias në Kosovë: në media të shkruara, radio, televizion, media online apo të kombinuara. Një gazetar apo grup gazetarësh mund të nominohen për çmimin për storie hulumtuese të botuara nga 1 janari deri më 31 dhjetor 2014, të cilat raportojnë për çështje sociale në lidhje me keqpërdorimin e pushtetit dhe të të drejtave themelore, korrupsionin dhe krimin e organizuar në Kosovë, të cilat nuk do të ishin bërë të ditura për publikun në ndonjë mënyrë tjetër.

Për Ҫmimin për gazetarinë hulumtuese mund të nominohen storiet hulumtuese të botuara apo transmetuara në mediat në Kosovë (për publikun e Kosovës në gjuhët zyrtare, gjuhët e minoriteteve apo gjuhët ndërkombëtare). Nominimet për storiet hulumtuese të botuara në media të Kosovës (për publikun e Kosovës në gjuhët që nuk janë zyrtare në Kosovë duhet t’u bashkëngjitet edhe përkthimi në gjuhën zyrtare të vendit.

Fondi i çmimit në Kosovë për vitin 2015, (për të arriturat në vitin 2014), është 10,000 €. Tri nominimet më të mira do të shpërblehen. Shuma e shpërblimit është ndërmjet 3000 dhe 5000 €.

Në bashkëpunim me Fondacionin The Guardian do të bëhet përzgjedhja e (një) stories më të mirë hulumtuese në rajon nga të shtatë shtetet në garë. Autori do të ftohet për vizitë studimore në

Guardian/Observer.

Udhëzimet e plota për dorëzim të nominimit dhe aplikacionin i gjeni në web faqe të Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës, në www.presscouncil/ks.org

Data e fundit për aplikim është: 15 prill 2015 Për më shumë informata, na shkruani në: [email protected]