Thirrje mërgimtarëve: Kaloni nga pika kufitare në Bërnjakë, s`ka kolona

E publikuar: 22/07/2017 23:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pika kufitare në Bërnjak është e lirë për të kaluar dhe mërgimtarët nuk duhet të presin me orë të tëra për t`u futur në Kosovë.

Një lexues ka bërë thirrje përmes “Indeksonline” që qytetarët ta shfrytëzojnë edhe këtë pikë që të kalojnë kufirin.

“Ju kasha lutë ta shpërndani këtë fotografi nga pika kufitare në Bërnjakë sepse nuk ka asnjë veturë duke pritur. Informoni popullin që t`i binë nga kjo rrugë”, ka shkruar qytetari.

/Indeksonline/