Thierry Henry, ‘armiku’ i Francës të martën mbrëma

E publikuar: 09/07/2018 00:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Thierry Henry është një nga njerëzit më të dashur në futbollin francez.

Por, legjenda e Përfaqësueses së Francës të martën mbrëma do të jetë rivali më i madh i francezëve.

E themi këtë pasi Franca dhe Belgjika do të përballën në kuadër të gjysmëfinales së Kampionatit Botëror ‘Rusia 2018’ dhe 40-vjeçari është pjesë e kampit belg.

Festa e trajnerit roberto Martinez me Thierry Henry pas golit të parë ndaj Brazilit (Foto: Getty Images)

Henry është asistent i trajnerit të Belgjikës, Roberto Martinez dhe normalisht ai është paksa në një situatë të vështirë.

Por, si profesionistë që është, fitorja e Belgjikës për të cilën ka punuar shumë në vitin 2018 do e gëzonte.

Thierry Henry para ndeshjes mes Brazilit dhe Belgjikës në Kazan Arena (Foto: Getty Images)

Sulmuesi i njohur gjatë karrierës së tij është paraqitur në 123 ndeshje për Francën dhe ka shënuar 51 gola.

Pra, një gjë është e sigurt, në fund të ndeshjes në zemrën e Henry do të ketë festë pavarësisht se kush fiton.

Thierry Henry dhe Zinedine Zidane gjatë ndeshjes Francë – Zvicër të Botërorit 2006 (Foto: Getty Images)

Henry deri më tani ka preferuar të qëndrojë në hije tek mediat duke mos marrë meritat për suksesin e belgëve dhe me siguri do vazhdojë të bëjë kështu edhe në vazhdim.

Nuk duhet harruar se me Francën ai ka fituar Botërorin në vitin 1998, Kampionatin Evropian në vitin 2000 dhe Kupën e Konfederatave në vitin 2003. /Telegrafi/