Thiago Messi nënshkruan me klubin e madh evropian

E publikuar: 07/09/2016 13:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Thiago Messi do t’i bashkohet ekipit të fëmijëve në Barcelonë.

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi, ditë më parë kishte deklaruar se djali i tij i madh, Thiago, nuk ishte i interesuar për futbollin.

Mirëpo, e përditshmja sportive katalane ‘Sport’ ka bërë të ditur se ai do t’i bashkohet ekipit të fëmijëve në Barcelonë.

‘FCBEscola’, program për zhvillimin e fëmijëve nga mosha tre deri në pesë vjeç do t’i bëjë vend djalit të futbollistit më të mirë të ekipit të parë nga “Camp Nou”.