Theu me sëpatë arrat e kokosit mbi trupat e asistenteve, derisa lëvizte me sy mbyllur (Video)

E publikuar: 15/02/2019 02:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Arrat e kokosit që ndodheshin mbi trupat e tri asistenteve, një burrë i theu me sëpatë, teksa i kishte sytë tërësisht të mbyllur.

Shumë njerëz ishin mbledhur saj një rruge në Maharashtra të Indi, ku jepej kjo shfaqje që dukej sikur ndonjë cirk lëvizës, transmeton Telegrafi.

“Tragjedia mund të ndodhte në çdo moment, ai e luhaste sëpatën në ajër, nuk kishte siguri për asgjë” ka thënë një i pranishëm.

Në anën tjetër, njohësit e skenave dhe ekzibicioneve të tilla, kanë thënë se niveli i sigurisë ishte shumë i vogël, duke pasur parasysh fortësinë që kanë këto pemë tropikale.

Tingulli që lëshonte daullja në kohë të caktuar, besohet se i ndihmonte atij të koncentrohej dhe të kryente goditjet e caktuara. /Telegrafi/