Theret asambleisti i LDK-së në Pejë (VIDEO)

E publikuar: 29/02/2016 21:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Midis qytetit e në pikë të ditës.

Pikërisht këtu në sheshin Haxhi Zeka në Pejë, Milazim Shala u ther me thikë, të hënën.

Por, këshilltari komunal nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, po mohon se i di arsyet e sulmit ndaj tij, edhe pse dorasin e njeh me emër dhe mbiemër.

Menjëherë pas sulmit, i lënduari u dërguar në spitalin regjional të Pejës për tu trajtuar. Ndërsa gjendja e tij sipas mjekut kujdestarë për momentin është jashtë rrezikut për jetë,njofton Klan Kosova.

Pas marrjes së informacionit, policia doli në vendin ngjarjes. Zëdhënësi i kësaj force, XHevat Ibraj, pohon se menjëherë janë siguruar edhe të të dhënat e para për motivin e sulmit.

Kronikë nga Ardian Gaxherri. /Klan Kosova/