Themeluesi i Telegram thotë se WhatsApp nuk ka për të qenë kurrë i sigurtë

E publikuar: 21/05/2019 12:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Javën e kaluar u raportua se hakerët kishin arritur të instalonin spyuer në një numër të konsiderueshëm smartfonësh falë një problemi sigurie zbuluar në WhatsApp.

Tashmë sipas themeluesit të aplikacionit rival Telegram, WhatsApp nuk ka për të qenë asnjëherë i sigurtë.

Pavel Durov pretendon se problemet e sigurisë së WhatsApp vinë pjesërisht nga vendimi i Facebook për të mos publikuar kodin burimor të aplikacionit.

Durov thotë se WhatsApp shkon më tutje duke turbulluar binaret e aplikacionit. Kjo do të thotë se hulumtuesit e sigurisë nuk mund të kenë akses të detajuar në to për të gjetur probleme sigurie.

Gjithashtu ai spekulon se Facebook dhe WhatsApp mund të lejojnë agjencitë qeveritare të aksesojnë backdoorë në ato aplikacione për të luftuar kriminelët kiberneitkë.

Edhe pse WhatsApp shtoi enkriptimin fundor në 2016-ën, Durov thotë se mesazhet e humbin enkriptimin kur ruhen kopje rezervë.

Ai beson se duke përditësuar aplikacionin nuk ka për tu bërë asnjëherë i sigurtë. Telegram thotë se është i sigurtë nga kodi burimor është i hapur. Gjithashtu pretendon se nuk ka zbuluar asnjë informacion për organizatat e palëve të treta e as nuk ka pësuar ndonjë sulm madhor kibernetik që kur është lançuar.

Sipas tij për shkak të kësaj sigurie është ndaluar përdorimi i tij në vende si Rusia dhe Irani qeveritë e të cilave kërkojnë akses tek mesazhet e përdoruesve. /PCWorld Albanian