Thellohet sherri, tani Jay Z padit Rita Orën

E publikuar: 02/02/2016 08:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kompania e njohur e menaxhimit “Roc Nation”, e zotëruar nga Jay Z, ka paditur këngëtaren e njohur me prejardhje shqiptare, Jay Z.

Sipas “TMZ”, “Roc Nation” ka akuzuar Rita Orën për mos përmbushje të obligimeve. Sipas akuzës, Rita Ora kishte nënshkruar marrëveshjen në vitin 2008 dhe ishin investuar miliona në karrierën e saj. Jay Z akuzon Ritën, se ajo është dashur të publikonte pesë albume, por, sipas labelit, ajo ka publikuar vetëm një.

Por sherri mes labelit te famshëm dhe këngëtares shqiptare me famë botërore nuk fillon tani. Më parë, në muajin dhjetor, ishte 25-vjeçarja me origjinë nga Kosova ajo që kishte paditur këtë kompani, duke thënë se është “neglizhuar” nga kompania dhe se kishte realizuar këngët për albumin e dytë, por “labeli” nuk i kishte ndihmuar t’i publikonte.

Në akuzë, “Roc Nation” thotë se ka shpenzuar gati 2.3 milionë dollarë në reklamimin e albumit të saj të dytë dhe tani po kërkon që t’i kthehen paratë.