The Telegraph: Tony Blair’it i ndalohet hymja nëpër ambasadat britanike në tanë botën!

E publikuar: 03/01/2016 19:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

>Gazeta Britanike “The Telegraph”, me anë të nji artikulli zbuloi se Tony Blair’t i asht ndalue qëndrimi n’ambasadat britanike në vende të ndryshme të botës, tue e përfshi edhe Shqipninë.

Simbas kësaj gazete, Blair ka përdorë burimet qeveritare jashtë vendit, dhe u ka kërkue informacione ambasadave në vende si Kanada, Shqipnia dhe Maqedonia. Ai ka marrë edhe dokumente qeveritare, tue i përfshi edhe kabllogramet.

N’artikullin e “The Telegraph”, shkruhet se Ministria e Jashtme e Britanisë ka kërkue parandalimin e përdorimit të papërshtatshëm dhe të shmanget perceptimi se Blair apo figura tjera përfaqësojnë qeverinë britanike. Ministria e Jashtme sqaroi se ish-kryeministrat apo ish-ministrat munden me i përdorë ambasadat veç nëse janë për biznis zyrtar.

Urdhni erdhi mbasi “The Telegraph” zbuloi se Blair ka ba miliona paund që prej largimit nga posti i Kryeministrit në 2007’n, pasunia e tij asht rreth 60 milionë paund.