“The Telegraph”: Një udhëtim epik në Bjeshkët e Namuna

E publikuar: 27/05/2015 20:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gazeta prestigjioze britanike “The Telegraph” ka shkruar së fundi për Bjeshkët e Namuna në veri të Shqipërisë. Gazetari i saj, James Ottery, e konsideron epik udhëtimin në këto bjeshkë.

“Mos u mashtroni nga emri që kanë këto male, sepse kur të arrini në majën e tyre do të ndjeheni të bekuar. Për eksploruesit e maleve, të cilët preferojnë rrugë të largëta, peisazhin mahnitës dhe mikpritjen ballkanase, kjo ecje 8-ditore paraqitet si një nga aventurat më të mëdha verore në rajon”, shkruan Ottery.

Shqipëria, sipas tij, është në çdo formë një destinacion i epërm udhëtimi. Eshtë krenare, tepër e bukur dhe e pasur në tradita. E sa për ecjen nëpër male, ajo është një shteg i paharrueshëm.

“Ky shteg europian ndodhet në një pjesë të izoluar, por të mrekullueshme të kontinentit dhe shtrihet në brezin dinarik të alpeve europiane. Edhe pse shiu gjatë verës është i rrallë, moti gjithsesi mund të jetë i paqëndrueshëm. Ndaj, në çdo moment mund të ketë shi. Turistët e vizitojnë shpesh këtë zonë dhe shënojnë përshtypjet e tyre më të mira për këtë brez malor shqiptar”, shkruan më tej gazetari i “The Telegraph”.

“Peisazhi i bukur natyror me lugina të thella e male të larta, janë një joshje për aventurierët e natyrës.

Mikëpritja në këto zona të larta nuk është më pak e mrekullueshme.

Malet kanë disa fshatra të lidhura me njëri-tjetrin, kështu që akomodimi kryesisht  kryhet në shtëpiza të vogëla fshati. Dhomat kanë dritare të vogla dhe një vakt të kënaqshëm.

Ka një arsye të mirë pse udhëtarët e shumtë flasin me tone të mrekulluara.

Çdokush që e vlerëson magjepsjen e pastër të aventurës, ka disa mundësi edhe më tërheqëse për të ngjitur disa prej majave më të paarritshme të Ballkanit, duke përdorur veshje të përshtatshme për të hyrë në zemrën e Bjeshkëve të Namuna.

Shumica e shtigjeve mund të eksplorohen vetëm gjatë muajve të verës dhe kjo e bën edhe më të magjishme virgjërinë e tyre.

Ushqimi i preferuar i malit që mund të provohen janë trofta e egër e pjekur si dhe rakia e kumbullës”, janë disa nga përshtypjet e gazetës së njohur britanike.

/ Top Channel