“The Daily Beast”: Putin ja vjedhi luftën Obama’s n’Siri (Video)

E publikuar: 02/10/2015 14:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti rus Vladimir Putin, jo vetëm që ka fillue bombardimin e Sirisë, por ai asht tue e promovue veten si figurë qendrore në përpjekjen për me shkatërrue shtetin islamik.

Në raportin e ‘The Daily Beast’ thuhet se bota tash e ka nji vendimarrës të ri për lufta kundër xhihadistëve, por se ai nuk asht në Pentagon apo në Damask.

“Zyra e tij asht e vendosun në Kremlin dhe emni i tij asht Vladimir Putin” thuhet në raport.

“Moska ka nji mesazh për Washingtonin, në qoftë se doni të hiqni qafe Bashar al-Asad, apo të ndërtoni nji forcë për me i rezistue Shtetit Islamik, do të duhet të bani marrëveshje me ne, ” thuhet n’artikullin e titulluem –  Putin vodhi luftën e Obamas kundër shtetit islamik “.

Se Washingtoni nuk ka me pranue lehtë hymjen e Rusisë në luftë flasin pamjet e  avionëve rusë tue godit bazat e kryengritësve sirianë të trajnuem nga CIA, por Moska e mohon atë tue thanë se kjo asht nji luftë propagande e cila asht tue vazhdue për nji kohë të gjatë.

Privatisht, zyrtarët amerikanë thonë se Shtetet e Bashkueme janë të gatshme për marrëveshje me Rusinë.

Ushtarakisht, Shtetet e Bashkuara duhet t`i përcjellin sulmet ruse dhe të presin reagimet.

Diplomatikisht, duhet t’ulen në tryezë me Rusinë.

Simbbas Daily Beast, zyrtarët amerikanë dhetë ditë rresht i kishin dergue telegrame Moskës, por nuk kishin marrë asnji përgjigje.