Thanë që Azerbajxhani skuadër më cilësore, vetëm kartoni i Valon Berishës vlen sa kjo Kombëtare

E publikuar: 20/11/2018 18:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në konferencën për shtyp është thënë shpesh se Azerbajxhani ka një Kombëtare me kualitative se Kosova
Por, këtë e demanton faqja që bën vlerësimin monetar të Kombëtareve dhe ekipeve të futbollit.

Sipas kësaj faqe, vlera e Kosovës në transfermarkt është 38.28 milionë euro, ndërkaq vlera e Azerbajxhanit, 9.68 milionë euro.

Valon Berisha vlerësohet me vlerë reale në treg nëntë milionë euro, pas tij është Rashica më 7 milionë, Zeneli më 5.5 milionë, Kololli dy milionë.

Vlerën një milionë e kalojnë edhe Amir Rrahmani, Hekuran Kryeziu, Idriz Voca, Donis Avdijaj, Edon Zhegrova dhe Shkëlqim Demhasaj, shkran Express.

Lojtari më i vlefshëm i Azerbajxhanit është mesfushori, Richard, që ka vlerën në treg rreth 1 milion.

Pavërësisht kësaj Kosova duhet të këtë kujdes dhe mos të gabojë sonte pasi që Azerbajxhani ka një përvojë më të madhe në gara të tilla.