Thaçin nuk e ndalin kundërshtimet e SHBA dhe NATO: FSK’së do t’ia japim detyrat e ushtris

E publikuar: 08/03/2017 18:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pas takimit me ambasadorët e Quint-it të akredituar në Kosovë, Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka dalur në një konferencë për media. Thaçi duke iu përgjigjur ndërkombëtareve për projektligjin e FSK-së tha se Kosova nuk po bën asnjë hap të papritur e asnjë befasi, asnjë veprim të njëanshëm apo të pakoordinuar me transformimin e FSK’së.

Ai bëri të ditur se ky proces nuk është antiligjor e antikushtetues, dhe se Kosova nuk po bën asgjë që mund të rrezikojë paqen dhe sigurinë në rajon.

“Kosova po bën një akt ligjor dhe kushtetues. Ne si institucione demokratike kemi vendosur që FSK-së t’ia japim mision dhe detyrat e një ushtrie moderne e cila do të jetë në gjendje që ta kryejë këtë mision”, tha Thaçi.

“Detyrat e reja  FSK do t’i marrë në përputhje me ligjin e ri, që të bëjmë FSK-në një ushtri moderne, multientike dhe të gatshme për të mbrojtur qytetarët e Kosovës dhe do të jetë në shërbim të ruajtjes së paqes në rajon dhe saherë i kërkohet as asaj të jap kontributin në këtë drejtim.

Jam i bindur se edhe Qeveria do ta trajtojë projektligjin për FSK-në në periudhë të rregullt ligjore dhe shumë shpejtë do ta jap mendimin pozitiv të tij për këtë çështje”, shtoi ai.

Thaçi tha se ky mision tani varet nga vullneti i institucioneve./Express/

Thaçi per transofrimin e FSK’se ne ushtri

Thaçi per transofrimin e FSK’se ne ushtri