THAÇI:Kosova së shpejti duhet ta ketë liberalizimin e vizave dhe njohjen reciproke

E publikuar: 16/06/2020 18:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pas takimit me përfaqësuesin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, presidenti Thaçi ka theksuar se “ky proces dialogu dihet të fillojë me liberalizimin e vizave dhe të përfundojë me njohje reciproke Kosovë – Serbi”, njofton Insajderi.

Më pas presidenti Thaçi ka theksuar se Kosova është e përcaktuar ndaj alternatives së inkuadrimit në familjen evropiane.

Gjithashtu presidenti Thaçi në takim me gazetarë tha se “Bashkimi Evropian është vonuar në proceset integruese të Kosovës, të cilën ia kam thënë në takim edhe zotit Lajçak”.  /Insajderi.com