Thaçi zhvillon bisedë telefonike me Vuçiq

E publikuar: 28/01/2017 13:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaqi është pajtuar me kryeministrin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq që përmes dialogut të zgjidhin çështjet me interes për të dyja këto shtete.

Për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë, Thaçi e Vuçiq kanë biseduar përmes telefonit.

Këtë e ka bërë të ditur vetë presidenti përmes një postimi në Facebook.

Më poshtë është postimi i plotë i tij.

“Sapo zhvillova një bisedë telefonike me kryeministrin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. U pajtuam që të punojmë bashkërisht që nëpërmjet dialogut t’i zgjidhim të gjitha çështjet me interes reciprok e që ndërlidhen me procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë” shkruan Thaçi.