Thaçi: Vendimi i GJND-së, fitorja më e madhe ndërkombëtare e Kosovës

E publikuar: 22/07/2019 11:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, i cili ka konfirmuar të drejtën tonë për shpalljen e pavarësisë, ishte fitorja më e madhe ndërkombëtare e Kosovës.

Sipas Thaçit, fitorja në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, i ka hapur rrugë forcimit të subjektivitetit ndërkombëtar dhe ka vulosur përjetësisht të drejtën tonë për vetëvendosje.

Në shkrimin e bërë në profilin e tij zyrtar në Facebook, Thaçi ka thënë se ky vendim ka trasuar rrugën për antarësimin e Kosovës në NATO, BE dhe OKB.