Thaçi: Vendimi i GJND’së një ndër fitoret më të mëdha të Kosovës

E publikuar: 22/07/2016 18:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi përmes një postimi në Facebook, ka kujtuar 22 korrikun e vitit 2010 kur Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë dha mendimin e saj këshillues mbi legalitetin e Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës
Lexoni postimin e plotë:

Më 22 korrik 2010, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë dha mendimin e saj këshillues mbi legalitetin e Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës. Edhe pas gjashtë viteve, ky vendim mbetet ndër fitoret më të mëdha ndërkombëtare të Kosovës, me të cilin u çimentua legjitimiteti i vullnetit dhe i aspiratave të popullit të Kosovës për pavarësi.

Nga kjo ditë, rruga e integrimit në BE dhe NATO është e plotë për tërë rajonin, duke u siguruar kështu paqja afatgjate dhe një e ardhme më e mirë për të gjithë. HTH