Thaçi: Ushtria e Kosovës së shpejti realitet (FOTO)

E publikuar: 05/03/2017 14:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi gjatë fjalimit për nder të ceremonisë hapëse së manifestimit “Epopeja e UÇK-së”, ka thënë se së shpejti do të angazhohet në transformimin e FSK-së në Forcat e Armatosura të Kosovës.

Ai edhe një herë përmes Facebook ka thënë se siç premton, Ushtria e Kosovës do të bëhet realitet.

Ky është postimi i Thaçit në platformën Facebook:

“Sot, duke kujtuar ngjarjen më heroike të qëndresës së popullit tonë për liri tash e 18 vjet, Epopenë e UÇK-së, ushtarëve të Forcës së Sigurisë dhe qytetarëve të Republikës sonë u premtova se Ushtria e Kosovës së shpejti do të bëhet realitet. HTH”.