Thaçi uron Metën për zgjedhjen e tij president

E publikuar: 24/07/2017 20:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka uruar Ilir Metën me rastin e betimit si president i Shqipërisë.

Postimi i plotë i Thaçit:

Në emër të Presidencës së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim, i shpreh urimet më të sinqerta Presidentit të Republikës së Shqipërisë, z. Ilir Meta, me rastin e dhënies së betimit dhe marrjes së detyrës së re.

Jam i bindur se në përputhje me obligimet e tij kushtetuese, si faktor uniteti i shoqërisë shqiptare, presidenti Meta do i shërbejë frymës së konsensusit, dialogut dhe bashkëpunimit ndërinstitucional dhe gjithë shqiptarë.

Si President i Republikës së Kosovës shpreh gatishmërinë time të plotë që të bashkëpunojmë në thellimin e marrëdhënieve politike, ekonomike dhe kulturore midis vendeve tona. HTH.