Thaçi i uron besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit

E publikuar: 31/08/2017 16:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi i ka uruar gjithë besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit. Ai thotë se Kosova dhe qytetarët e saj krenohen me tolerancën ndërfetare dhe vlerat tjera që po kultivohen në shoqërinë tonë

Ky është urimi i tij:

Urime festën e Kurban Bajramit të gjithë besimtarëve islamë.

Kjo festë e solidarizimit, humanizmit dhe bashkimit të qytetarëve, uroj që të sjellë sa më shumë gëzime, mirëkuptim dhe harmoni në familjet tuaja.

Kosova dhe qytetarët e saj krenohen me tolerancën ndërfetare dhe vlerat tjera që po kultivohen në shoqërinë tonë. HTH