Thaçi: Ukshini frymëzoi shumë breza për ta ngritur zërin e protestës

E publikuar: 17/06/2018 16:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka kujtuar sot veprimtarin Ukshin Hoti në përvjetorin e tij të lindjes.

“Sot është 75 vjetori i lindjes së Ukshin Hotit, veprimtarit të madh të lëvizjes sonë kombëtare. Me guximin politik dhe intelektual, Ukshin Hoti frymëzoi shumë breza për të ngritur zërin e protestës për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Ndonëse nuk dihet fati i tij dhe i mijëra të pagjeturve të tjerë, filozofia politike e Ukshin Hotit është pjesë e historisë moderne të shtetit tonë. Ne s’do të ndalemi asnjëherë së kërkuari bijat dhe bijtë tanë, derisa të dihet fati i tyre dhe të vendoset drejtësia për ta”, ka shkruar Thaçi.