Thaçi udhëton në Zagreb, për takime me krerët e shtetit kroat

E publikuar: 31/05/2017 11:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi udhëtoi sot për vizitë zyrtare në Kroaci, ku nesër do të pritet me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake nga presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitarović. Thaçi dhe Grabar-Kitarović, do të bashkëbisedojë për zhvillimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Kroacisë.
Pas përfundimit të takimit, presidenti Thaçi dhe presidentja Grabar-Kitarović, do të kenë konferencë të përbashkët për media.

“Gjatë qëndrimit në Kroaci,Thaçi do të takojë edhe kryeministrin e Qeverisë së Republikës së Kroacisë, Andrej Plenković, si dhe do të ketë një drekë pune me kryetarin e Parlamentit të Republikës së Kroacisë, Gordan Jandroković.

Në Zagreb, presidenti Thaçi do të ketë takime edhe me përfaqësues tjerë të jetës politike dhe publike në Kroaci.

Edhe Vizita në Kroaci, vjen pas vizitës zyrtare që presidenti Thaçi zhvilloi në Mbretërinë Hashemite të Jordanisë dhe në Republikën e Austrisë”- njofton komunikata drejtuar mediave.