Thaçi: Po të mos ishte vendimi im, treni do të futej në Kosovë? (Video)

E publikuar: 18/01/2017 22:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në emisionin “Komiteti” – i drejtuar nga Berat Buzhala – prodhim i Gazetës Express për RTV Dukagjini, presidenti Hashim Thaçi, ka folur rreth urdhërimit të ndalimit të trenit, që ishte nisur nga Beogradi për në Mitrovicë me përmbajtje të mbishkrimeve provokuese.

Thaçi ka thënë se përkundër zërave se presidenti i vendit nuk kishte kompetenca për ndaljen e atij treni dhe se ndaljen e tij duhet të kërkohej nga Qeveria, atij i interesonte të mos cenohej sovranitetit i shtetit.

Presidenti ka shtuar se nëse ai nuk do të kërkonte ndalimin e trenit nga Beogradi, ai do të hynte në Mitrovicë.

Ai ka thënë se kushtetuta e njeh presidentin si komandant i Forcave të Armatosura të Kosovës, dhe në kuadër të kësaj atij i lejohet mbrojtja e territorit dhe sovranitetit të qytetarëve. /Express/