Thaçi: Të zotohemi të gjithë se do të pranojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese

E publikuar: 27/05/2020 22:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i Republikës, Hashim Thaçi ka thënë se të gjithë duhet të zotohen të respektojnë vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

Thaçi në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se nuk ka ndonjë opinion për vendimin e mundshëm të Gjykatës Kushtetuese.

“Nuk e di pse Gjykata Kushtetuese e përfshiu edhe Presidencën në reagimin që i bënë zotit Kurti pas presionit, pasi unë asnjëherë nuk kam dhënë ndonjë deklaratë për këtë çështje”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Presidenti ka thënë se duhet të zotohen të gjithë për respektimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

“Kaq mund të them sa i përket vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Nuk dua të jap ndonjë koment sepse mund të keqkuptohemi”.

Thaçi thotë se nuk është në garë me askënd dhe se sipas tij dekreti për Avdullah Hotin ka qenë i drejtë.