Thaçi: Të rinjtë duhet të lëvizin lirshëm, Kosova po diskriminohet nga BE-ja për vizat

E publikuar: 05/06/2019 12:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sot në Kosovë është shënuar Dita Botërore e Sportit dhe Mjedisit.

Në një aktivitet të mbajtur nga Komiteti Olimpik i Kosovës, ka marrë pjesë edhe presidenti i vendit, Hashim Thaçi , shkruan lajmi.net.

Ai ka inkurajuar femrat e Kosovës që të mirren me sport, dhe të ndjekin shembullin e Majlunda Kelmendit e Nora Gjakovës, të cilat kanë arritur sukses të jashtëzakonshmë ndërkombëtar në sportin e xhudos.

Presidenti në këtë aktivitet foli edhe për liberalizimin e vizave, për të cilin tha se duhet të ndodhë shumë shpejtë, dhe që të rinjtë e Kosovës të lëvizin lirshëm, e në këtë mënyrë të përmbyllet diskriminimi që po bëhet nga BE-ja.

“Le të mbetet kjo ditë e optimizmit dhe shpresës natyrisht duke ndodhë edhe liberalizimi i vizave shumë shpejtë që të rinjtë të lëvizin lirshëm dhe të përmbyllet ky diskriminim”, theksoi presidenti Thaçi.

Kujtojmë se presidenti Thaçi ka rikujtuar edhe njëherë ditëve të fundit se Kosova nuk do të pranojë kushte të reja për liberalizimin e vizave.