Thaçi: Të mos ketë dhunë në manifestimin e opozitës, po dëmtoni shtetin e Kosovës (Video)

E publikuar: 24/11/2015 20:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zëvendëskryeministri Hashim Thaçi ka bërë thirrje opozitës, që siç thotë ai, të distancohen nga dhuna në manifestimin e opozitës më 28 të këtij muaji. Thotë se Kosova po dëmtohet nga imazhet e dhunshme në protesta.

“Paralajmërimet e krerëve të opozitë për manifestim të dhunshëm në kryeqytetin e Kosovës janë jashtëzakonisht të rrezikshme për shtetin e Kosovës, për shoqërinë kosovare, për sigurinë në Kosovë, për të gjithë njerëzit në Kosovë. Dhuna e tyre po dëmton shtetin e Kosovës, po ngadalëson procesin europian prandaj mesazhi im për subjektet është që ata njerëz të distancohen nga këto paralajmërime për manifestim të dhunshëm apo përdorimit të dhunshëm prej tyre në raport me policinë e Kosovës, në raport me shtetin e Kosovës, institucionet e Kosovës, pronën publike”, tha Thaçi për RTK’në.