Thaçi: Të dyja palët e keni keq për islamin ekstrem

E publikuar: 31/05/2016 18:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka kërkuar që debati për ekstremizimin fetar në Kosovë të mos përdorët e as komercializohet, duke mos u dhënë të drejtë asnjërës palë të përfshirë në debat, shkruan Gazeta Express.
“Kemi pasur opinione se Kosova është shndërruar në tokë të pëlleshme për ISIS. Debati u nda në ata që thanë se kjo është e vërtetë dhe ata që thonë se kjo është rezultat i islamofobisë. Të dy palët gabojnë që debatin e qojnë në këtë drejtim”, ka thënë Presidenti Thaçi në konferencën e pestë “Interfaith”.

“Ajo që dua të them drejtë është, që gabojmë nëse themi se nuk ka njerëz të tillë dhe që nuk e shikojmë vetën në pasqyrë. Ka pasur element që nga Kosova kanë shkuar atje, por ka 7 muaj që nuk ka shkuar askush nga Kosova në këtë të keqe”, ka shtuar tutje presidenti, transmeton Gazeta Express.

Sipas Thaçit, shteti, BIK’u dhe grupet e interesit duhet ti shohin pasojat e gjuhës së urrejtjes, por nuk duhet të lejojnë që agjenda kundër ekstremizmit të shndërrohet në agjenda komerciale. /GazetaExpress/.