Thaçi takon Zaevin, thotë se do të thellojnë bashkëpunimin

E publikuar: 12/12/2017 17:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi gjatë takimit me kryeministrin maqedonas, Zoran Zaev, tha se ka ardhur koha që këto dy vende të hapin kapitullin e ri të thellimit të bashkëpunimit në mes tyre.
Thaçi theksoi që nuk ka ndonjë çështje të hapur në mes të dyja vendeve, demarkacioni mes Kosovës e Maqedonisë veçse ka përfunduar, dhe se të dyja këto do t’i ndihmojnë njëra tjetrës drejt rrugëtimin euroatlantik.

Zoran Zaev ka shprehur kënaqësinë e tij me pritjen nga krerët kosovarë përderisa tha që Kosova ka dëshmuar një miqësi të vërtetë.

Ai dërgoi një mesazh për të gjithë qytetarët për thellimin e miqësisë ndërmjet këtyre dy vendeve në të gjitha sferat, duke theksuar investimet dhe bashkëpunimin ekonomik.