Thaçi takon Steinmeier: Gjermania partner i pazëvendësueshëm për forcimin e perspektives euroatlantike

E publikuar: 30/09/2019 13:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka takuar homologun gjerman, Frank Walter Steinmeier, në ceremoninë mortore për ish-presidentin francez, Jacque Chirac.

Përmes një postimi në Facebook, Thaçi ka thënë se Gjermania është partnere strategjike e pazëvendësueshme e Kosovës për forcimin e perspektives euroatlantike dhe zhvillimin ekonomik të Kosovës.

Postimi i plotë:

Me mikun tim, Presidentin e Gjermanisë, Frank Walter Steinmeier në ceremoninë mortore për ish-presidentin francez, Jacque Chirac. Gjermania është partner strategjik i pazëvendësueshëm i Kosovës për forcimin e perspektives euroatlantike dhe zhvillimin ekonomik të Kosovës. HTH.