Thaçi takon përfaqësuesin e OSBE-së për lirinë e mediave

E publikuar: 27/02/2019 15:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti  Hashim Thaçi, sot ka pritur Përfaqësuesin e OSBE-së për Lirinë e Mediave, Harlem Désir, si dhe Shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu.

Kreu i shtetit i ka falënderuar përfaqësuesit e OSBE-së për investimet në dy dekadat e fundit në promovimin e lirisë së shprehjes dhe zhvillimin e mediave në Kosovë.

“OSBE-ja ka investuar në shumë programe për zhvillimin e demokracisë në Kosovë, përmes trajnimeve të gazetarëve dhe promovimin e lirisë së shprehjes”, ka thënë ai.

Nga ana tjetër, përfaqësuesi i OSBE-së për lirinë e mediave, Harlem Désir, ka theksuar se kjo organizata do të vazhdojë të mbështes Kosovën në promovimin e lirisë së shprehjes.

Kryetari i Kosovës shtoi se OSBE-ja e ka mbështetur Kosovën në të gjitha fushat dhe institucionet shtetërore janë shumë mirënjohëse.