Thaçi takohet me Erdoganin: Turqia është një partnere strategjike

E publikuar: 20/09/2020 14:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka takuar presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ku kanë biseduar për të gjitha çështjet me interes të përbashkët, përfshirë bashkëpunimin dypalësh, çështjet rajonale dhe globale.

“Mirënjohës për mikpritjen e ngrohtë nga Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, si dhe për bisedën produktive për të gjitha çështjet me interes të përbashkët, përfshirë bashkëpunimin dypalësh, çështjet rajonale dhe globale. Turqia është një partnere strategjike, e cila ka mbështetur forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar dhe zhvillimin ekonomik të Kosovës”, ka shkruar ai nw Facebook.