Thaçi sulmon Zaevin, e quan ‘vogëlush’ dhe i ‘rrezituri’ i LSDM-së

E publikuar: 10/03/2015 14:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i PDSH-së, Meduh Thaçi e ka krahasuar liderin e opozitës Zoran Zaev me trashëgimtarët e Millosheviqit. Ai theksoi madje se afera e përgjimeve, është skenar kundër tij dhe PDSh-së.

“Fillimisht dukej se afera është e orientuar kundër Qeverisë VMRO-BDI, mirëpo pastaj shumë shpejt doli në skenë një tentativë e re që tek shqiptarët, partia që është në opozitë, partia e fuqishme, PDSH-ja me çdo kusht të relativizohet me partinë tjetër shqiptare që është në Qeveri. Kjo shkaktoi disa shqetësime sidomos te opinion publik dhe te njerëzit që e mbështesin PDSH-në dhe dalëngadalë filluan të dalin informacione se ka diçka edhe për PDSH-në, ka përgjime për PDSH-në, ka kështu për PDSH-në”, deklaroi Menduh Thaçi, kryetar i PDSH-së.

Thaçi shprehet i bindur se në mesin e bombave të Zaev nuk ka asnjë material për të dhe bashkëpunëtorët e tij.

“Absolutisht, absolutisht me vdekje jam i sigurt që s’ka materiale të tilla korruptive as për mua as për bashkëpunëtorët. Për mua vetë, se nuk i bëj dhe e dyta se kam shumë përvojë të madhe. 22 vjet punoj dhe ata 22 vjet më përgjojnë dhe tash nuk ka ngelur një vogëlush i Strumicës, që e ka rrezitë tepër dielli, që ai të vijë të zbulojë afera të tilla te PDSH-ja dhe te unë”, u shpreh Menduh ThaçI, kryetar i PDSH-së.

Thaçi i ka quajtur të pavërteta akuzat se ai dhe partia e tij kontrollohen nga VMRO DPMNE-ja, ndërsa takimet me Gruevskin dhe Mijallkovin i ka vlerësuar si normale.

“Nuk është e vërtetë se takimin e parë e kam bërë në Sushiko, por e kam bërë në Plloshtad, në Shkup, në Trend e kam pas jaknen në qafë pa truproje, kisha 14 shokë me vete dhe jam ulë në tarracë te kafiqi qendror, nuk ka pse të fshihem. Ky komunikim ka vazhduar në mënyrë shumë permanente dhe parimore. Po tash këta spiunët e UDB-së e bëjnë se ka qenë gjithçka fshehtë. Ju e dini ka pas më pak 5 komunikata publike se ne bisedojmë seriozisht me VMRO-në për të krijuar qeveri të përbashkët pas vitit 2014 dhe është i informuar opinion për gjithë këto bisedime. Nuk ka asgjë negative në këtë vetëm një transparencë në punën tonë që e kemi pas permanente”, tha Menduh Thaçi, kryetar i PDSH-së.

Thaçi deklaroi se i ka shpallur tradhtarë drejtuesit e lëvizjeve të reja politike si ajo e Selës dhe lëvizjen “Besa”, ndërsa u shpreh i gatshëm për bashkëpunim parazgjedhor me BDI-në. Arben Zeqiri/alsat-m/