Thaçi: Studentët dhe pedagogët e demonstratës, 19 vite më parë treguan vendosmëri dhe guxim

E publikuar: 01/10/2016 10:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi përmes statusit në Facebook ka folur për ditën që sot shënon 19 vjetorin e protestave të studentëve

Thaçi ka thënë se studentët e Universitetit të Prishtinës treguan vendosmërinë dhe guximin për të drejtat e tyre në atë kohë.

“Studentët dhe pedagogët pjesëmarrës në demonstratën e 1 tetorit 1997 shënuan një faqe të ndritur të historisë së rezistencës së Kosovës drejtë lirisë dhe pavarësisë”, ka shkruar Thaçi.

Statusi i plotë:

Para nëntëmbëdhjetë vitesh, studentët e Universitetit të Prishtinës treguan vendosmërinë dhe guximin për të drejtat e tyre për të studiuar në objektet universitare. Ata, përkundër masave represive që ndërmori policia serbe dhe çdo përpjekjeje politike për t’i “kontrolluar”, demonstruan paqësisht vullnetin për arsimim, liri dhe demokraci.

Studentët dhe pedagogët pjesëmarrës në demonstratën e një tetorit 1997 shënuan një faqe të ndritur të historisë së rezistencës së Kosovës drejt lirisë dhe pavarësisë.