Thaçi shpreh ngushëllime me rastin e vdekjes së Ramiz Kelmendit

E publikuar: 12/01/2017 01:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi është shprehur i pikëlluar me rastin e ndarjes nga jeta të shkrimtarit, profesorit e gazetarit, Ramiz Kelmendi.

Ai derisa u ka shprehur ngushëllime familjarëve e miqve, ka thënë se Kelmendi ka lënë gjurmë në letërsinë shqipe.

“Me keqardhje dëgjova se Ramiz Kelmendi ka ndërruar jetë. Autor, poet, publicist, profesor por mbi të gjitha një intelektual që la fërkemë shumëngjyrëshe në pejsazhin e letrave shqipe. Ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe miqve”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e tij në Facebook, transmeton Klan Kosova.

Shkrimtari, publicisti e doajeni i gazetarisë, Ramiz Kelmendi ka vdekur në moshën 86 vjeçare.