Thaçi shpreh ngushëllime për vdekjen e akademikut, Idriz Ajeti

E publikuar: 13/02/2019 09:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kreu i Shtetit, Hashim Thaçi ka shprehur ngushëllime me rastin e vdekjes së akademikut, Idriz Ajetit.

Thaçi ka thënë se vdekja e Ajetit është një humbje e madhe për Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës.

Tutje, presidenti ka shtuar se Idriz Ajeti ka dhënë një kontribut të madh në jetën shkencore dhe kulturore në vendin tonë.

Postim i plotë në Facebook:

Vdekja e akademikut Idriz Ajeti është një humbje e madhe për Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës dhe tërë shoqërinë tonë. Profesorin Idriz Ajeti do ta kujtojmë gjithmonë si një prej intelektualëve më të dalluar, që punoi shumë për albanologjinë. Ai dha kontribut të madh në jetën shkencore e kulturore në vendin tonë. Ngushëllimet më të thella për familjen Ajeti, ASHAK-un dhe gjithë kolegët e miqtë e akademikut Idriz Ajeti.