Thaçi: Serbisë i përgjigjemi me forcën e ligjit

E publikuar: 24/01/2017 13:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar se do të kërkojë nga Bashkimi Evropian që të jetë i qartë në vëretjen ndaj Serbisë, që kjo e fundit të mos prentendojë cenimin e sovranitetit të Kosovës.
“ Për fat të keq, Serbia po vazhdon të mbetet kryeqendra e krijimit të situatave delikate, të pakëndshme dhe konfliktuoze për krejt Ballkanin Perëndimor, prandaj do të kërkojë që Bashkimi Evropian të jetë i qartë, përndryshe çdo pretendimi të Serbisë për cenimin e sovranitetit tonë do t’i përgjigjemi më forcën e  ligjit”, tha Thaçi për Radio Kosovën.

Ai i ka cilësuar si opinion me karakter elektoral deklarimet e opzitës që dialogu duhet të ndërprehet.

“Para së gjithash kur kemi parasysh se disa nga akterët kanë marr pjesë në negociata më herët, kanë qenë mbështetës të fuqishëm, kanë votuar  marrëveshjen e prillit të vitit 2013, në kohën e negociatave për bërjen e institucioneve  të reja, për zgjedhjet e përgjithshme, kështu që agjenda shtetërore nuk bënë të bie në asnjë rrethanë, viktimë e politikës ditore apo elektorale, por ajo që synojë unë është afrimi i gjithë spektrit politikë, uniteti politik me qytetarë në mënyrë që të kemi sukses”, ka thënë presidenti  Thaçi.

I pari i shtetit pretendon se dialogu do të ketë ndikim të madh në normalizimin e marëdhënieve mes dy shteteve.