Thaçi: Serbia kreu gjenocid në Kosovë, fati i të pagjeturve duhet të zbardhet

E publikuar: 27/04/2019 16:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i vendit, ka marrë sot pjesë në shënimin e 27 vjetorit të masakrës në Mejë.
Përmes një postimi në Facebook, Thaçi ka thënë se pasojat e luftës në këtë fshat janë ende të freskët.

Ai tha se për fat të keq, krimet serbe ende nuk janë ndëshkuar.

Ky është postimi i tij në Facebook:

Si kudo tjetër në Kosovë, edhe në Mejë, pasojat e luftës janë ende të freskëta edhe pas njëzet vjetësh. Fati i të pagjeturve duhet të zbardhet urgjentisht. Serbia kreu spastrim etnik dhe gjenocid në Kosovë. Për fat të keq, krimet serbe ende nuk janë ndëshkuar. Qytetarët e Kosovës kërkojnë drejtësi!