Thaçi s’do as zgjedhje e as zgjerim koalicioni

E publikuar: 05/10/2015 21:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Për numrin dy të qeverisë, e shefin e partisë më të madhe në vend, Hashim Thaçi, bllokada parlamentare është e paarsyeshme.

Ai, në një intervistë në 21, thotë se parlamenti nuk është vendi ku duhet të tregohen kushte.

Ai është këmbëngulës se nuk do të ketë zgjerim të koalicionit dhe as zgjedhje të reja.

“Vlerësoj se është puna që më së paku i është dashur Kosovës, është e panevojshme e paqëlluar. Jo e menduar dhe studiuar mirë nga ata që po pengojnë punën e Kuvendit të Kosovës”, ka deklaruar Thaçi, teksa ka shtuar se puna e Kuvendit nuk do të mund të pengohet pafundësisht dhe se institucionet do të vazhdojnë punën normale.

“Puna në Kuvend nuk mund të pengohet. Do të vazhdojë puna e rregullt e institucionet e Kosovës”, ka thënë Thaçi.